Ndahet nga jeta masoni i njohur shqiptar
Maksim Zotaj, i njohur si masoni shqiptar, është ndarë nga jeta. Lajmin e kanë bërë të ditur të njohur të të ndjerit, në rrjetet sociale.

Maksim Zotaj, i pari mason shqiptar i vetëdeklaruar erdhi në Shqipëri, në vitin 2009 krijoi shoqatën “Miqtë e Masonëve”. Shtëpitë botuese shqiptare kanë botuar një sërë librash mbi masonët dhe akuzat ndaj tyre, duke e bërë këtë organizatë gjerësisht të njohur.

Në një intervistë dhënë në Prill të këtij viti për RTK, ai shpjegonte si ra në kontakt me masonët në SHBA.

“Unë kam vajtur në Nju Jork në vitin ‘93 dhe aty rashë në kontakt me masonët. Unë iu kam nënshtruar rregullave dhe detyrimeve për të qenë mason dhe në vitin 2003 u bëra mjeshtër, u ngrita në nivelin e mjeshtrit”, tha Zotaj.

Shtuar më 03/12/2019, ora 14:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori