Ndahet nga jeta gazetarja e njohur shqiptare (FOTO LAJM)

Pëlqej
Pas një lufte me një sëmundje të rëndë, ditën e sotme gazetarja Sonila Mesareja, ka ndërruar jetë.

Njoftimin e ka bërë publik Unioni i Gazetarëve, ku me anë të një postimi në Facebook, shprehin ngushëllimet për humbjen e Sonila Mesareja.

Postimi i Plotë:
Ndahet nga jeta gazetarja Sonila Mesareja

Tirane me 7.12.2018

Pas nje semundjeje te rende, sot ndahet nga jeta gazetarja Sonila Mesareja. Kolegia Mesareja per vite punoi si reportere e Kronikes ne disa redaksi te shtypit te shkruar dhe ne shume projekte qe synuan nje gazetari cilesore.

Sonila ishte kolege e dashur, model i kembenguleses dhe nje profesioniste qe modestine e kishte vyrtyt ndersa kurajon dhe durimin i mbartte si vlera njerezore qe i shtonin besimin tek lexuesi dhe komuniteti i gazetareve. Ajo sherbeu ne redaksite e shtypit te shkruar si profesioniste e heshtur dhe me kujdesin per te ruajtur vlerat dhe cilesite e larta njerezore, duke fituar respekt e miqesi te te gjithe stafeve e kolegeve me te cilet punoi.

Ndarja nga jeta e Soniles le hapur dhimbjen e ikjes se parakohshme dhe kujtimin e vyer te nje kolegeje qe nuk do te harrohet kurre. Sonila ishte nder nismetaret e organizimeve themeluese te Unionit te Gazetareve Shqiptare dhe nje kolege qe nuk nguroi asnjehere se qeni pjese e nismave dhe reagimeve rregulluese ne jeten tone profesionale.

U prehsh ne paqe kolegia jone e dashur! E paharruar do te jesh per gjithe ne anetaret e Unonit te Gazetareve Shqiptare dhe komunitetin e gjere te gazetareve! Ngushellime familjes!

Zyra e shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare
Shtuar më 07/12/2018, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori