Parlamenti i Lituanisë njeh grupin Wagner si “organizatë terroriste”

Parlamenti i Lituanisë e quajti sot njëzëri grupin mercenar rus Wagner si një “organizatë terroriste”, duke e akuzuar atë për “krime sistematike, të rënda gjatë pushtimit” të Ukrainës.

Siç raporton rrjeti televiziv lituanez LRT, në vendimin e parlamentit të vendit, thuhet se mercenarët e Wagner përbëjnë një kërcënim për sigurinë shtetërore dhe sociale.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, ata kanë “kryer sistematikisht krime të rënda agresive, duke vrarë dhe torturuar civilë ukrainas, duke bombarduar shtëpi dhe objektiva të tjerë civilë, gjë që përbën terrorizëm”, thuhet në tekstin e vendimit.

“Kompania ushtarake private Wagner…është një mjet në hije i qeverisë ruse”, thuhet në vendim, i cili u bën thirrje vendeve të tjera të ndjekin shembullin e Ukrainës./albeu.com