Është ndarë nga jeta
deputeti i Partisë
Demokratike për qarkun e Shkodrës Gëzim
Dibra. Ai ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Gëzim
Dibra ka lindur në Shkodër më datën 08.11.1956. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin Juridik ndërsa si deputet i legjislativit shqiptar është zgjedhur në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009.
Ai ka qënë mbështetës i vazhdueshëm i politikave të Partisë
Demokratike. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2011,
ora 14:15