Plazhi amerikan i kthehet pronarëve me ngjyrë pas gati një shekulli

Një vendpushim buzë plazhit i cili iu sekuestrua pronarëve me ngjyrë gati 100 vjet më parë, u është kthyer pasardhësve të tyre nga zyrtarët në Los Anxhelos.

Bruce’s Beach u ble në vitin 1912 për të krijuar një vendpushi plazhi për njerëzit me ngjyrë në një kohë të ndarjes racore në Kaliforninë Jugore.

Ajo u mor me forcë nga këshilli lokal në vitin 1924.

Të martën e kaluar, zyrtarët e Los Anxhelos votuan për t’i rikthyer tokën familjes. Ëilla dhe Charles Bruce blenë dy pjesë toke për 1.255 dollarë në vitin 1912, ndërsa tani ajo pjesë plazhi vlen rreth 20 milion euro./albeu.com