Navratil: Kriza në Gjeorgji përshpejton anëtarësimin e Maqedonisë në NATO
Albeu.com
Numri dy i ambasadës së SBA-ve në Shkup Tomas Navratil ka deklaruar se kriza gjeorgjiane mund ta përshpejtoj pranimin e Maqedonisë në NATO, por megjithatë shton ai, hapin kryesorë duhet ta bëjnë Shkupi dhe Athina.Numri dy i ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shkup Tomas Navratil ka deklaruar për median vendase se kriza gjeorgjiane mundet ta përshpejtoj pranimin e Maqedonisë në NATO, por megjithatë shton ai, hapin kryesorë duhet ta bëjnë Shkupi dhe Athina. Navratil theksoi edhe një herë se SHBA-të vazhdojnë ta mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
“SHBA-të, dëshirojnë zgjerimin e NATO-s si dhe anëtarësimin e Maqedonisë. E kemi mbështetur këtë qëndrim në samitin e NATO-s në Bukuresht, e mbështetëm edhe më parë, dhe do të vazhdojnë ta mbështesim”, tha zyrtari i lartë i ambasadës amerikane.
Shtuar më 17/08/2008, ora 19:47
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori