NATO solidarizohet me Shqipërinë, ul flamurin kuqezi në gjysmështizë
Shqipëria po kalon orë tmerri, pas tërmetit të rënë në Durrës e Shijak që u ndje në të gjithë vendin.

Për t’u solidarizuar me shqiptarët, NATO në selinë e saj qendrore ka ulur flamurin kuqezi në gjysmë shtizë.

Po ashtu në gjysmë shtizë është ulur dhe flamurin e Francës, në nder të ushtarëve të rënë në Mali.

“Flamujt e aleatëve tanë, Shqipëria dhe Franca, janë në gjysmështizë, jashtë selisë së NATO-s, pas tërmetit në Shqipëri dhe për të nderuar ushtarët francezë të rënë në Mali”, thuhet në mesazhin e NATO-s në Facebook.
Shtuar më 26/11/2019, ora 17:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori