NATO s'ja varë Rusisë; stërvit trupat e Kosovës
Albeu.com
"E dimë për kundërshtimin e Rusisë, por Moska ka të drejtën e vetos në Nju Jork (në KB), por jo këtu (selia NAT0-s) në Bruksel", ka deklaruar një zyrtar i NAT0-s për mediat serbe, duke shtuar se vendimi për këtë ende nuk është marrë.Aleanca do të vazhdojë me përgatitjet për trajnimin e forcave të ardhshme të sigurisë së Kosovës, megjithë kundërshtimin e Serbisë, Rusisë, por edhe të Spanjës si anëtare e NAT0-s, sepse Prishtina do të krijojë një formacion të tillë pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës më 15 qershor, kanë deklaruar zyrtarë të NAT0-s.

"E dimë për kundërshtimin e Rusisë, por Moska ka të drejtën e vetos në Nju Jork (në KB), por jo këtu (selia NAT0-s) në Bruksel", ka deklaruar një zyrtar i NAT0-s për mediat serbe, duke shtuar se vendimi për këtë ende nuk është marrë.

"Ajo që është fare e qartë se edhe ashtu Prishtina do të formojë forcat e sigurisë pas hyrjes në fuqi të kushtetutës së re më 15 qershor", të cilën e ka lejuar përfaqësuesi i BE-së Piter Fejt, ka thënë ky zyrtar i NAT0-s.
Shtuar më 16/05/2008, ora 23:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori