NATO; Serbët dhe rumunët braktisin sallën e asamblese në fjalën e deputetit kosovar
Albeu.com
Të dukshme kanë qënë kundërshtimet e delegacionit serb dhe rumun për Kosovën-shtet në momentin kur deputeti kosovar ka nisur fjalimin e tij. Edhe Rusia ka shfaqur tonet e kundërshtimit të Kosovës pavarësisht se nuk është larguar nga salla e punimeve.Prej dy ditësh diskutime në Berlin, Asambleja Parlamentare e NATO-s ka mbaruar punimet për Kosovën. E gjithë dita e sotme i është përkushtuar diskutimeve mbi shtetin më të ri të botës duke u ndeshur edhe kundërshtimet e Serbisë, Rumanisë dhe Rusisë. Tepër i prerë ka qenë kundërshtimi i delegacionit serb dhe rumun në kundërshtim të Kosovës, gjë e cila u vërejt edhe kur deputeti kosovar Xhavit Haliti nisi fjalimin e tij. Pikërisht në këtë moment, delegacioni serb i shoqëruar më pas edhe nga delegacioni rumun kanë braktisur sallën e diskutimeve në kundërshtim të Kosovës.
Sipas anëtarit të delegacionit të Kosovës Naim Maloku, qëndrim të ashpër ndaj Kosovës ka mbajtur edhe delegacioni rus pavarësisht se nuk u largua nga salla e punimeve. Dy delegacionet janë larguar në momentin kur deputeti kosovar Xhavit Haliti deklaroi para Asamblesë se Kosova është e vendosur për angazhimin aktiv dhe integrimin në strukturat euroatlantike.
Shtuar më 26/05/2008, ora 04:49
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori