NATO: Raundi i dytë të jetë në lartësinë e kërkesave demokratike
Pëlqej
Albeu.com
Sekretari i pergjithshem i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer shprehu sot "shqetesimin" e tij ne lidhje me "parregullsite e renda" qe u konstatuan ...Sekretari i pergjithshem i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer shprehu sot "shqetesimin" e tij ne lidhje me "parregullsite e renda" qe u konstatuan gjate zgjedhjeve lokale ne Maqedoni duke thene se shpreson qe raundi i dyte te jete ne lartesine e kerkesave demokratike.
"Pershendes menyren se si u zhvillua ne pergjithesi procesi zgjedhor i se dieles (...) por duhet te ve ne dukje shqetesimin e raportit e misionit te vezhgimit per parregullsite serioze te kryera vecanerisht ne perendim te vendit", beri te ditur ai ne nje komunikate. "I bej thirrje autoriteteve maqedonase te garantojne qe ne raundin e dyte, me 27 mars, te respektohen normat me te larta demokratike qe nje vend, i cili aspiron te anetaresohet ne NATO, duhet t'i permbushe ato", shtoi ai.
Shtuar më 18/03/2005, ora 22:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori