NATO planifikon moderinizimin e KFOR-it
Pëlqej
Albeu.com
Gjenerali Xhejms Xhojs, deklaroi se Aleanca po konsideron masat që do të krijojnë një KFOR më të vogël në numër por më të efektshëm.Gjenerali Xhejms Xhojs, komandant i lartë i NATO-s dhe SHBA për Evropën u tha dje gazetarëve se Aleanca po konsideron masat që do të krijojnë një KFOR më të vogël në numër por më të efektshëm. Ai tha se mjaft trupa në Kosovë janë angazhuar në logjistikë dhe punë të tjera me pak ndikim në suksesin e operacionit. Masat e reja të propozuara nga komandanti i KFOR-it, Iv dë Kermabon përqëndrohen qartë në lëvizshmërinë dhe fleksibilitetin më të madh se sa në numrin. NATO ka aktualisht 17,100 trupa në krahinën e administruar nga OKB.
Shtuar më 14/04/2005, ora 21:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori