NATO miratoi rezolutën për Kosovë, shtetet anëtare të përkrahin zbatimin e standardeve
Albeu.com
Asambleja parlamentare e NATO-s miratoi rezolutën për Kosovën në të cilën bëhet thirrje për zbatimin e mëtejshëm të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe nuk prejudikon statusin e ardhshëm të Kosovës. Në rezolutën e NATO-s ftohen qeveritë e vendeve-anëtare të përkrahin zbatimin e standardeve në Kosovë, krahas vazhdimit të procesit të decentralizimit dhe mbrojtjen e të drejtave të serbëve dhe të minoriteteve tjera.

Po ashtu, bëhet thirrje për krijimin e kushteve për kthimin e serbëve në Kosovë, mbrojtjen e objekteve fetare, si dhe ofrimin e përkrahjes së plotë për integrimin evropian dhe evroatlantik të mbarë rajonit.
Shtuar më 14/11/2005, ora 20:55
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori