NATO-ja e angazhuar per sigurine ne Kosove
Pëlqej
Albeu.com
Asambleja parlamentare e NATO-s, që po zhvillon punimet në Valencia të Spanjës, ka kërkuar nga vendet anëtare të Aleancës të mbeten të angazhuara në sigurimin e paqes në Kosovë.
Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, tha se "NATO-ja do vazhdojë të punojë me të gjitha vendet në Ballkan, në Evropën Lindore dhe në Kaukaz, që synojnë anëtarësimin në Aleancë".

Scheffer ka kritikuar përdorimin e tepruar të forcës nga Rusia në konfliktin ndaj Gjeorgjisë në gusht të këtij viti.

Shefi i NATO-s ka dënuar edhe njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut nga Moska. (rel)
Shtuar më 19/11/2008, ora 01:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori