NATO: Eshtë rrezuar një helikopter maqedonas, Maqedonia pergenjeshtron
Pëlqej
Albeu.com
NATO, ka lajmëruar se një helikopter i policisë maqedonase është rrëzuar gjatë konfliktit që policia pati me njerëz të armatosur të popullsisë shumicë shqiptare në perëndim të vendit, por autoritetet e Shkupit e mohojnë këtë lajm. “Nuk ka asnjë rrëzim helikopteri”, ka thënë zëdhënësi i policisë maqedonase për Reuters.

Por, një zyrtar i forcës paqeruajtëse të NATO-s, në vendin fqinj të Maqedonisë, Kosovë, ka thënë në një konferencë për shtyp se një helikopter është rrëzuar por nuk ka informacione për dëmtime në njerëz.

“Ai nuk është helikopter i KFOR-it, por helikopter i Maqedonisë”, i ka thënë ai gazetarëve.
Shtuar më 07/11/2007, ora 23:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori