NATO do të kërkojë qartësim të rolit të UNMIK-ut dhe EULEX–it
Albeu.com
Sekretari i Përgjithshëm i NATO - s Jap De Hop Skefer do të takohet të mërkurën në Nju Jork me kreun e OKB-së Ban Ki Mun për të biseduar zgjidhjen e situatës së ndërlikuar në Kosovë.Zëdhënësi i NATO - s Xhems Apaturaj tha se interesi parësor i NATO - s është që të sigurojë paqe dhe siguri në tërë territorin e Kosovës. Ndërkaq kur është fjala për UNMIK - un dhe EULEX - in NATO dëshiron situatë në të cilën rolet dhe përgjegjësitë do të jenë të qarta. Zëdhënësi i MATO - s gjithashtu ka theksuar se Skefer dhe Ban Ki Mun kanë qenë dhe do të jenë në kontakt lidhur me Kosovën dhe Afganistanin. (QIK)
Shtuar më 26/05/2008, ora 16:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori