Tre nismat e Alibeajt për dekomunistizimin, Konferenca e Krytarëve jep “OK” për futjen në kalendarin e Kuvendit

Konferenca e Kryetarëve u mblodh sot rreth orës 11:00 për të organizuar agjendën e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë për sesionin e ri parlamentar.

ABC mëson se Konferenca e Kryetarëve integroi në kalendarin e punimeve 3 nismat e Partisë Demokratike për dekomunistizmin.

1-Spaci dhe Tepelena për muze kombëtar
2- Deklasifikimi i dosjeve të sigurimit të shtetit
3- Dekomunistizimi

Gjithashtu në kalendar është përfshirë edhe çështja e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.