Basha kujton ditën e rinisë: 8 dhjetori 1990, dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, ka përkujtuar ditën e rinisë 8 Dhjetorin.

Basha me anë të një postimi në Facebook shkruan se 8 dhjetori 1990, dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja, është vepra më e bukur e rinisë shqiptare, frymëzimi më i madh për çdo të ri dhe pikënisja e rrugëtimit të Shqipërisë europiane.

Postimi i plotë:

8 dhjetori 1990, dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja, është vepra më e bukur e rinisë shqiptare, frymëzimi më i madh për çdo të ri dhe pikënisja e rrugëtimit të Shqipërisë europiane ????

#Ëndrra e Shqipërisë europiane që ngriti në këmbë studentët #32vjet më parë, mbetet jo vetëm ëndrra më e bukur dhe më përbashkuese e brezave, por edhe më frymëzuesja e rinisë së sotme!

Prandaj dita e rinisë nuk është vetëm një datë historike. Është inkurajim për çdo brez për të mos u ndalur, as dorëzuar para vështirësive, por për të luftuar ashtu si 32 vite më parë, për një Shqipëri demokratike, një Shqipëri si gjithë Europa!


Shtuar 8.12.2022 18:04