Nata e Bardhë, Kumbaro: Arti, pranë njerëzve
Ministrja e Kulturës znj. Mirela Kumbaro njoftoi sot për publikun axhendën e një serie aktivitetesh kulturore dhe artistike, që do të zhvillohen në Tiranë në kuadër të “Natës së Bardhë”, më 29 Nëntor, e organizuar nën kujdesin e veçantë të Qeverisë dhe konkretisht Ministrisë së Kulturës.


Nata e Bardhë”, - tha Kumbaro, - “vjen si koncept i një përpjekjeje për të sjellë artin pranë njerëzve në hapësirat publike”.

Në përgjigje të interesit të medias, ministrja theksoi se “nuk ka buxhet ekstra për këto aktivitete”.


"Nata e Bardhë është tashmë një nismë e njohur për kryeqytetin e Shqipërisë dhe për të gjithë banorët e saj, të përhershëm dhe të përkohshëm.
Nata e Bardhë” vjen si koncept i një përpjekjeje për të sjellë artin pranë njerëzve në hapësirat publike. Një ngjarje që ndodh e gjitha në dhjetë orë, me një qëllim për të krijuar art të kuptueshëm për audiencë sa të madhe, duke frymëzuar dialogun dhe angazhimin e publikut për të kuptuar rëndësinë e kësaj audience, por edhe duke e ndjerë atë drejtpërsëdrejti në hapësirën publike dhe jo vetëm në sallat e mbyllura. Është një ngjarje e lirë që inkurajon festimin dhe angazhimin e komunitetit" u shpreh Kumbaro.

Për herë të parë në Tiranë do të jetë “Nata e Gjatë në Muze” për këtë, Galeria Kombëtare e Arteve për të parën herë e bashkon Tiranën me 120 qytete evropiane, të cilat kanë tashmë traditën e “Natës së Muzeve”, e praktikuar kjo që nga viti 1997. /albeu.com/
Shtuar më 27/11/2013, ora 14:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori