Bashkia e Tiranës ka planifikuar një sëre
aktivitetesh për natën e 29 nëntorit e cila prej katër vjetësh tashmë në Tiranë ka marrë emërtimin Nata e Bardhë.
Bashkia e Tiranës ka parashikuar një numër të madh
aktivitetesh për festimin e "Natës së Bardhë" më 29 nëntor. Kjo datë, është vendosur nga
Bashkia e Tiranës, që të jetë një natë festive për të gjitha moshat, duke filluar nga paraditja e deri në orët e vona të mesnatës. Specialistët e bashkisë kanë parashikuar një sërë
aktivitetesh me grupe muzikore, me aspektin letrar, sportive, aktivitete krijuese në pikturë etj.
Veprimtaritë do të jenë pjesë e festimeve për "Natën e Bardhë", të cilat janë pjesë e një projekti të gjerë që synon të lidhë më shumë njerëzit si dhe të rrisë atmosferën e festimeve gjatë gjithë natës. Prej kohësh sektori që merret me organizimet festive ka punuar për të sjellë risi dhe sa më shumë aktivitete të larmishme. "Nata e bardhë", është një aktivitet i organizuar dhe vendosur nga
bashkia, prej 6 vitesh dhe festohet në kryeqytet.
Bashkia e Tiranës e ka cilësuar këtë ceremoni, si një manifestim falas që i jep përparësi krijmtarisë dhe vlerësimit të artit, duke i dhënë vëmendjen e duhur zhvillimit të kulturës, apo veprave, për ta kthyer artin në një pasuri të të
gjithëve.
Edhe këtë vit, organizimet mund të jenë si çdo vit tjetër nuk do të mungojnë koncertet madhështore, përgjatë gjithë natës. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të zhvillohet koncerti i përvitshëm me muzikë të lehtë, moderne e turbo- folk , me këngëtarë të njohur në mbarë trevat shqiptare.
Shtuar më 28/11/2010,
ora 13:07