Kujton si rrallëherë bashkëshortin e ndjerë në ekran, përlotet Irma Libohova: Objekti që më mban të lidhur

Këngëtarja e njohur, Irma Libohova, ka rikujtuar bashkëshortin e saj. Teksa ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në studion “Wake Up”, ajo tregoi se bashkëshorti ka qenë një partner i kulturuar, i cili dite si të respektonte një grua dhe se çfarë është një familje.

Madje ajo u përlot pasi tha se dikur gjërat e veçanta që kalonte me të i shihte si një kurorë të bukur, ndërsa sot si një kujtim.

Pjesë nga intervista:

Pyetja: Nga bashkëshorti juaj a ruani diçka me fanatizëm apo që ju sjell kujtime?

Irma Libohova: Në momentin që po vija sot këtu, im shoq ka qenë koleksionisht orash, i donte shumë orat dhe kishte lloj-lloj. Po kontrolloja dhe mora një nga orat, dhe ora që preka ishte një orë, s’ka rëndësi firma, ngaqë ne udhëtonim shpesh ora është me të dyja kohët, domethënë brenda orës ka dy ora. Një e vinim në Amerikë kur shkonim atëherë dhe një me orën e Europës. E nxora, thashë ta vë, por jo sepse më sjell nëpër kujtime dhe e lashë prapë aty dhe mora këtë. Ka qenë një njeri që rrinte me libër, flinte, zgjoheshe me libër me vete. Njeri i formuar, i kulturuar që ka ditur çfarë është respekti, çfarë është gruaja, si respektohet, çfarë është familja. Si i bëj tani këto analiza, sikur i kam pasur në të gjithë jetën time si kurorë të bukur, sot i kujtoj thjesht si… (përlotet).