Nard Ndoka: Po të ishte Berisha në vend të Bashës do t'a kishte djegur Kuvendin
Ish-deputeti Nard Ndoka ishte i ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” ku foli për votimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend duke thënë se nëse në krye të opozitës do të ishte Sali Berisha apo Edi Rama, sot do të kishte tension deri në tendencë për të djegur parlamentin.

Ndoka theksoi se Basha është lider tjetër që nuk e gjyko në këtë mënyrë politikën .

“Lulzim Basha është një lider tjetër. Nëse do kishim Sali Berishës lider të opozitës apo Edi Ramën vetë si lider të opozitës, të cilin e njoh dhe në opozitë, pa diskutim që do të kishim parë edhe një klimë tensioni tek parlamenti, tendencë për ta djegur fare parlamentin, por Basha nuk e gjykon kështu politikën për faktin se është investuar.

Kur e mendon kështu politikën, është një dramë edhe për ekonominë, edhe për qytetarët, edhe për militantët partiakë, por është përpjekur të lënë kontributin e vet së pari të partisë që propozon, të opozitën që drejton por ka pasur edhe garanci nga faktori ndërkombëtar.

Pra kjo marrëveshje ka tre shtylla të rëndësishme që gjykojnë dhe veprojnë që do ta fusin sërish në shinat normale një të cmendur si Rama, nuk i kanë humbur shpresat as ShBA, BE apo Britania e Madhe. Po ashtu edhe Bundestagu gjerman”, tha Ndoka.
Shtuar më 30/07/2020, ora 19:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori