Nard Ndoka ironizon keq Ramën: Qenke rëndë fare!

"Sot duhet të jepje një shenjë sherimi, por ti qenke rende fare!"

Nard Ndoka ka tallur Edi Ramën për maskën e detyrueshme në ambientet brenda dhe jashtë.

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i kujton Ramës se sot është dita botërore për shëndetin mendor, dhe në vend të një urdhëri duhet të jepte një shenjë shërimi.

Statusi i plotë:

“O KM, sot është dita botërore për shëndetin mendor!

Sot e gjete të japësh “urdhër” për mbajtjen e maskës edhe në natyrë!

Sot duhet të jepje një shenjë sherimi, por ti qenke rende fare!

Duke filluar nga e enjtja (15 tetor) e javës së ardhshme, maskat do të jenë të detyrueshme në çdo ambient jashtë apo brenda.

Të mërkurën do të publikohet akti normativ ku do të përcaktohen më gjerësisht masat që do merren nga qeveria, si dhe përjashtimet e vendeve se ku nuk do të përdoren maskat.

Në rast të shkeljes së masave, do të aplikohen gjoba për çdo qytetar të cilat do të faturohen tek faturat e dritave.
Shtuar më 10/10/2020, ora 18:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori