Nard Ndoka flet për herë të parë për “talljen” në rrjet: Favor për mua…
Nard Ndoka është padyshim një ndër deputetët më të famshëm të Kuvendit të Shqipërisë.

Pavarësisht se në rrjetet sociale shpërthejnë vazhdimisht batutat e tij, Nard Ndoka nuk e ka aspak problem.

Në një intervistë për GSH, Ndoka shprehet se si ka arritur që këtë “dobësi” ta ktheje në forcë dhe në favor për pozicionin e tij në politikë.

Duket se jeni i ndërgjegjshëm që mbeteni ndër emrat më të pëlqyer edhe nga të rinjtë, a ju ka ndihmuar apo ju ka penalizuar zhurma në rrjetet sociale?

Në këtë fushatë e kuptova dhe e ndjeva në mënyrë të drejtpërdrejtë në çdo zonë, në çdo fshat të thellë, nuk takova dikë që nuk më njihte dhe që nuk shfaqte simpatinë; shumë nga politika, ca nga “DwM”, kërcimi dhe shumë të rinj nga rrjetet sociale.

Të qenurit i njohur të krijon epërsi në politikë, të krijon besim tek njerëzit, aq më tepër kur krijon një imazh pozitiv, apo kur të njohin nga afër, kupton që mund të futesh lehtë në botën e çdo bashkëbiseduesi. Besoj se ata më shohin edhe një karakter ndryshe, më të sinqertë, pa shumë stërhollime dhe specifika… Ndoshta thjeshtësia ime, deri diku edhe karizma bën që të jem më afër tyre.

Batutat tuaja janë shumë të famshme në rrjetet sociale, a do të keni ndonjë batutë të re përgjatë seancave plenare që do t’ju shndërrojnë në hit?

Batutat janë “ADN”-ja e origjinës time. Ato më shoqërojnë ngado në jetën e përditshme, me shoqërinë, në politikë, shpeshherë edhe në fushatë elektorale. Për fat të keq në Kuvend, argumentet dhe idetë nuk pasqyrohen, ndërsa batutat mbesin gjatë!

A ju mërzit më batuta “Nard Ndoka filozof”?

Nuk më mërzit, më ka shqetësuar ndonjëherë, por nëse mërzitesh, të ndjek nga pas; nëse e merr me sportivitet dhe përshtatesh, kthehet në favor në shumicën e rasteve. Ndaj do harrohet me “shije të mirë”! /albeu.com/

Shtuar më 05/07/2017, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori