Nard Ndoka dëshiron të ndihmojë qeverinë! (VIDEO)
Pëlqej
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka shprehur haptazi dëshirën për t’iu bashkuar koalicionit të mazhorancës duke u vetë ofruar.

Edhe pse u zgjodh deputet nga lista e kandidatëve të PD-së dhe me vota të djathta, tashmë Nard Ndoka ka filluar të përmend kontributin e tij gjatë kohës që PS ishte në opozitë dhe ai ishte pjesë e kësaj opozite.

“Kam një histori opozitare, tre vite pjesë e asaj opozite. E shoh me gjakftohtësi, madje do të dëshiroja që edhe unë të jepja kontributin tim për të mbështetur mazhorancën”, tha ai gjatë emisionit “Tonight” të Ilva Tares. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2013, ora 22:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori