Ra nga kati i pestë mbi makinën në trotuar, si ndodhi tragjedia në hotelin luksoz mes Tiranës

Një i ri humbi jetën ditën e djeshme në mes të Tiranës, në hotelin “Rogner” pasi ra nga lartësia dhe humbi jetën.

Viktima është shtetasi Ajdin Mustafi, shtetas me nënshtetësi zviceriane, i cili kishte paguar një shumë të majme për të qëndruar në këtë hotel luksoz mes kryeqytetit shqiptar.

Viktima kishte rezervuar në këtë hotel për 5 ditë dhe sipas policisë ka humbur jetën për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së administratorëve të hotelit.

28-vjeçari ra nga kati i pestë i hotelit “Rogner” rreth orës 14:00, pasi ishte mbështetur në kangjellat e dhomës së tij ku ato për shkak të amortizimit janë shkëputur nga muri duke shkaktuar rënien nga lartësia të të riut i cili më pas u përplas mbi një automjet të parkuar poshtë hotelit.

Ai pësoi dëmtime serioze dhe pasi mbërriti në Spitalin e Traumës ndërroi jetë. I riu ndodhej i vetëm në dhomë kur ka ndodhur ngjarja, ndërsa mendohet se nuk ka pasur hyrje nga persona të tjerë.

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë dhe pritet të merren masa ndaj hotelit, ndërsa është për tu theksuar se ende nuk ia ka referuar materialet prokurorisë.

Trupi i 28 vjeçarit ndodhet në morgun e Tiranës dhe pritet mbërritja e familjarëve të tij, ndërsa autoritetet po plotësojnë dokumentacionin për kthimin në vendin e tij. /albeu.com/

 

 


Shtuar 11.09.2021 14:00