Nano vlereson pjesmarrjen ne votim: Fituesi i vertete ne keto zgjedhje eshte demokracia eshte Shqiperia
Albeu.com
"Mund te konfirmoj lajmin e madh qe me procesin zgjedhor 2005 populli shqiptar i fitoi standartet e zgjedhjeve te lira e demokratike ne kete dite te rendesishme historike. Fituesi i vertete ne keto zgjedhje eshte demokracia, eshte Shqiperia".Keshtu u shpreh ne nje konference per shtyp, Kryeministri i Shqiperise e njekohesisht Kryetar i Partise Socialiste, Fatos Nano. kryeministri e bazoi kete fitore te shqiptareve ne pjesmarrjen masive te tyre ne votim. "Me kete masivitet e pjesmarrje ne votim populli shqiptar u shpreh per vazhdimin e procesit e asocimit dhe integrimin e Shqiperise ne NATO e BE. Dua t'a shfrytezoj rastin te falenderoj gjithe zgjedhesit ne moshe te ushtrimit te votes se tyre, qe i dhane atdhet kete te drejte. Nuk jam ketu ne rolin e institucioneve qe monitorojne dhe vleresojne procesin zgjedhor, por me zgjedhjet e zhvilluara sot, Shqiperia celi deren e fundit per integrim e asocim ne BE e Nato", tha Nano. BW
Shtuar më 04/07/2005, ora 06:32
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori