Nano President? Socialistët: Varet nga “vetëvrasja” e Metës
Konflikti mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në prag të zgjedhjeve ka arritur majat.

Shfaqja e Fatos Nanos në këtë pikë kulmore ka ngjallur shumë dyshime dhe aludime.

Por pse ish-lideri i PS doli në skenë tani. Cilat janë planet e Ramës dhe Fatos Nanos dhe pse LSI është acaruar kaq tepër me kryeministrin?

Përveç postimeve në internet, janë dhe vetë deputetët e PS që e mirëpresin rikthimin e Fatos Nanos, madje dhe si president.
“Rikthimi i Nanos është një risi.

Kthimi i tij si president varet nga vrasja e LSI me votë më 25 qershor. Varet nga vetëvrasja e Ilir Metës”, -tha Bujar Çela.

Në të njëjtën linjë ka qenë dhe Sadri Abazi, duke deklaruar se dyert për Nanon, qoftë dhe si president janë të hapura.
“Nano është në të drejtën e tij.

Ai si lider historik ka të drejtë sa të dojë të vijë në PS. Sa i përket termit Nano president, kjo s’është në dorë të tij por në dorë të deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë. Por jemi me dyer të hapura për këdo”, -tha ai. /albeu.com/

Shtuar më 14/06/2017, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori