Nano, nxjerr A-sat e rinj në garë
Pëlqej
Albeu.com
Shumë prej kandidatëve për deputet të PS, janë njerëz të rinj. Ja nga vijnë surprizat e zgjedhjeve.Fatos Nano ka menduar t'i fitojë medoemos këto zgjedhje, dhe për këtë, një pjesë të madhe të kandidatëve për deputetë, do ti përzgjedhë nga emrat që ka testuar në këto katër vite edhe gjatë qeverisjes së vet. Pa harruar të tërheqë edhe njerëz të rinj nga mediat, duke përfshirë në këtë garë për zgjedhjet 2005 edhe gazetarin Ilir Kulla, apo edhe zv.drejtorin e televizionit Alfred Dalipi. Në krye të listës së të rinjve, qëndrojnë tashmë sfidantët e Tiranës, për të cilët, Nano mendon se bashkë me mbështetjen e kryetarit të Bashkisë Edi Rama, 6 prej tyre i ka shumë të sigurt. Ndër ta llogaritet ministri aktual i rendit Igli Toska, i cili kandidon në kombinat përballë kandidaturës së Monika Kryemadhit nga LSI dhe deputete aktuale e kësaj zone. Por Nano nuk ka harruar që të hedhë në treg edhe administratorët e disa prej kompanive shtetërore më të fuqishme, Andis Harasanin e KESH, Shpëtim Idrizin e Doganave, Majlinda Ketën e Drejtorisë Arsimore, Mimi Kodhelin, e cila cilësohet si kandidaturë e Edi Ramës; biznesmenin e njohur Shyqyri Duraku, drejtorin e tatimeve të Tiranës Durim Lamaj, apo edhe zv.ministrin e Turizmit Artan Lame. Ndër të tjera prezantohen edhe emra të tjerë të rinj si Hasanlame e Sali Vogli përballë Berishës në Kavajë. Në këtë sfidë të re zgjedhore, kryeministri Nano ka menduar të përfshijë edhe një pjesë të anëtarëve të stafit të tij të ngushtë, si Emin Barçin në Durrës, apo edhe Agim Isakun në zonen e Devollit dhe Taulant Ballën në qarkun e Elbasanit. Ndër kandidatët e rinj në Durrës janë edhe Sokol Kokomani, apo Lulëzim Traga. Por kryetari socialist, duke ndjerë fuqinë dhe rezultatin për këto zgjedhje, ka menduar të luajë me "Asa" nën mëngë edhe në veri të vendit, aty ku gjithmonë Partia Demokratike ka marrë më shumë vota sesa socialistët. Agron Çela, president i ekipit Vllaznia në qytetin e Shkodrës, apo edhe biznesmeni Tom Doshi, janë disa nga kandidaturat që do t'i serviren qarkut të Shkodrës, ndërmjet propozimeve të tjera si Ramadan Hasanaj, Paulin Sterkaj, Pal Lera, Zef Çuni, apo Nikolin Dedvukaj. Kuksi do të prezantohet me një tjetër biznesmen, Shefqet Kastratin, por edhe me ish-kryepolicin e Shkodrës Asllan Dogjanin. Edhe për Lezhën, janë ruajtur surpriza. Zef Preçi zë vendin e Nikollë Lesit, ndërkohë që rikthet Mark Nikolli, i cili aktualisht mban postin e drejtorit të policisë ndërtimore, apo edhe Shpëtim Cami, i cili mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Transporteve. Për Dibrën janë ruajtur kandidatura të zonës, që nga Qemal Minxhozi, Skënder Demiri apo Sadri Abazi, si emra të rinj në listë. Shumë pak emra janë të rinj në Elbasan, ku më së shumti vërehen ndërrime zonash. Ndër emrat e rinj që PS ka përzgjedhur në këtë fushatë, janë edhe Prefekti Qazim Sejdini, Bukurosh Stafa apo kryetari i PS Agim Leka. Në Fier, emrave të rinj në listë u janë shtuar Myzejen Hoxha e prefektja Rajmonda Stefa, ndërkohë që Lushnja, ofron pak nga kandidatët lushnjarë duke shtuar më shumë të ardhur nga rrethet e tjera. Në Berat, shtohet vetëm një kandidaturë e re, ajo e pedagogut të juridikut, Adnor Shameti, përballë kandidaturës së Ilir Metës në Skrapar. Në Korçë janë emrat e rinj si Fehmi Xhemo, e Ahmet Hoxhallari, përvec njerëzve që erdhën nga media. Edhe Vlora do të ndryshojë fytyrë, duke shtuar emra si Spiro Peçi i mbështetur nga PS por që kandidon nën siglën e PBDNJ, Bashkim Habili sekretar në PS e rrethit, apo Besnik Dervishi, e Arben Isaraj. Gazeta Shqiptare
Shtuar më 19/04/2005, ora 14:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori