Nano nuk arrin të mbledh firmat për të kandiduar për president; Pritet takim i tij me Ram&am
Albeu.com
Ish kryeministri Fatos Nano ka arritur të mbledhë vetëm 15 firma nga deputetët e majtë që pranojnë kandidimin e tij për postin e kreut të shtetit. Në këtë mënyrë atij i duhet të bashkëpunojë patjetër me njërin nga liderët e partive parlamentare në mënyrë që të bind të paktën edhe 5 deputetë të tjerë që të paraqesin emrin e tij si kandidat për president. Ndërkohë, burime pranë zotit Nano kanë bërë të ditur se ekziston mundësia që ai të shkojë në zyrën e kryetarit aktual të Partisë Socialiste Edi Rama dhe të diskutojë rreth kësaj çështjeje. Ndërkohë emrat e deputetëve që kanë firmosur pro kandidimit të zotit Nano për këtë post janë Arben Malaj, Besnik Dervishi, Taulant Balla, Paulin serkaj, Taulant Dedja, Rrapush Tolaj, Bukurosh Stefa, Qemal Minxhosi, Flamur Hoxha, Luan Memushi, Durim Hushi, Elmaz Sherifi, Spiro Peçi dhe Leonard Solis. start
Shtuar më 13/06/2007, ora 16:21
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori