Nano nis lëvizjen e re brenda PS-së
Albeu.com
Janë 12 emra të deputetëve socialistë që kanë marrë pjesë në takimin me Nanon. Petro Koçi, Taulant dedja, Luan Memushi, Besnik Dervishi, Hamit Kosta, Durim Lamaj, Elmaz Sherifi, Paulin Sterkaj, Bukurosh Stafa dhe Durim Lamaj janë deputetët që kanë mbështetur nismën e re të Nanos brenda PS-së.15:35- Fatos Nano ka nisur nismën e re brenda Partisë Socialiste. Ai e ka nisur ditën e sotme me një axhendë të ngjeshur takimesh. Në mesditë u takua me presidentin Bamir Topi dhe pas tij mblodhi në kryesinë e kuvendit , ne zyrat e grupit parlamentar socialist, deputetët mbështetës të tij. Janë 12 emra të deputetëve socialistë që kanë marrë pjesë në takimin me Nanon. Petro Koçi, Taulant dedja, Luan Memushi, Besnik Dervishi, Hamit Kosta, Durim Lamaj, Elmaz Sherifi, Paulin Sterkaj, Bukurosh Stafa dhe Durim Lamaj janë deputetët që kanë mbështetur nismën e re të Nanos brenda PS-së.

Menjëherë pas takimit zoti Nano gjatë një prononcimi për media u shpreh se nisma që ai po ndërmerr synon bashkim dhe mospërjashtim. Sipas tij, lëvizja e menduar do të jetë brenda partisë, dhe nuk synohet krijimi i një partie të re. “Nuk mund të rrinim pa vizituar grupin parlamentar të Partisë Socialiste në ditën e parë të sezonit të ri parlamentar. Ne do të punojmë që grupi parlamentar të jetë i bashkuar dhe të mos lejojmë përjashtim të deputetëve për shkak të konflikteve të disave prej tyre me kryetarin e PS-së, Edi Rama.”, tha ai.

Sipas ish kryetarit socialist, grupi prej 12 deputetësh ka kërkuar mbledhjen urgjente të grupit parlamentar socialist për të analizuar veprimtarinë e tij në sezonin e kaluar përfshirë këtu edhe krizën presidenciale, por gjithashtu për të diskutuar edhe për programin në sezonin e ri parlamentar. “Do i kërkojmë grupit parlamentar të hartojë një platformë për qëndrimin politik në të ardhmen, mbi reformat etj”, tha Nano.

Lidhur me ëprjashtimin e gjashtë deputetëve të majtë, Nano tha se deri më tani nuk i rezulton ndonjë vendim zyrtar për diçka të tillë. “Në fillim të seancës që do të mblidhet ditën e hënë, të gjashtë deputetët me deklaruan se do të nënshkruhen si anëtarë të grupit parlamentar të PS-së dhe nëse dikush nga lidershipi i partisë do të mundohet të pengojë këtë duke mos ju bashkuar këtij grupi, atëherë ju siguroj se do të mbetet në pakicë.”, tha zoti Nano.




12:35 - Takimi surpriz: Nano viziton Topin në presidencë

Në një moment kur mbështetësit e ish kryeministrit Fatos Nano paralajmëruan takim për strategjinë që do të ndjekin pas 10 shtatorit, ky i fundit është futur në një takim me presidentin e Republikës Bamir Topi. Takimi Topi-Nano nuk ishte bërë i ditur për mediat nga zyra për shtyp pranë presidentit, ndërkohë që nuk dihen çështjet që do të diskutohen në presidencë.
start
Shtuar më 03/09/2007, ora 19:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori