Nano keshillon 100 kandidatet PS-se: Perballuni ne debate me kundershtaret opozitare
Pëlqej
Albeu.com
Kreu i qeverise aktuale, Fatos Nano ka vleresuar perzgjedhjen e 100 kandidateve, e cila, sipas tij, eshte bere nga anetaresia e partise dhe nga elektorati. Mesa duket, te 100 kandidatet kane perzgjedhur qe te jene dhe oratore te mire, pasi nje nga shtyllat kryesore te perballjes me kundershtaret opozitare do te jete media. Kreu i mazhorances e ka cilesuar te veshtire fushaten qe po afron, pasi, sipas tij, "sfidat e zhvillimit dhe te integrimit jane shnderruar ne ekuacione te veshtira". Kreu i partise dhe i qeverise u ka kerkuar te zgjedhurve te tij qe gjate fushates t'u tregojne njerezve fytyren e opozites qe eshte perballe. Nano ka hedhur dyshime mbi financimet e fushates se opozites, e cila, sipas tij, "po sofistikohet per shkak financimesh te erreta ne teknologjine e demagogjise, te mashtrimit dhe te shpifjes". Ai ka bere te qarte se perzgjedhja e atyre qe ishin dje ne salle nuk eshte bere ne baze te nje pazari gjelash, por sipas vlerave. Nano me krenari ka deklaruar se ne ekipin e tij ka 29 mesues, 20 ekonomiste, 17 inxhiniere, 10 juriste, 10 mjeke, 5 specialiste bujqesie, 3 sipermarres dhe dy ish-ushtarake. "Pergjate rruges qe duhet te pershkojme, bandite me maska blu te firmes 'KOP shpk' do t'u dalin perpara dhe do te perpiqen t'ju hedhin ne gremine apo t'ju grabisin, se ata duan te grabisin te ardhmen, te ardhmen e te gjitheve", ka deklaruar Nano para kandidateve, duke perifrazuar opoziten. Porosia e tij per ta ka qene po aq metaforike, pasi u ka kerkuar qe ta shperfillin opoziten "me vigjilencen e piloteve te Formules 1 te kampioneve". Fushata do te behet ne te njejten linje ne te cilen u paraqit dhe platforma kryesore e PS-se per zgjedhjet, duke u kujtuar zgjedhesve vitin '97. Sipas Nanos opozita nuk ka treguar besim as tek institucionet qe i jane lene asaj ne dore per t'i zgjedhur, sic ishte Presidenti dhe kreu i KLSH-se. "Se fundi kane bere pjese te programit te vet elektoral shkurtimin e dietave te Presidentit", tha Nano, duke shtuar se "gjeja e pare qe u shkon ne mend, po qe se na vikerkan ne pushtet, eshte emerimi i nje prokurori politik apo i nje xhandari, qe do t'ua rifilloje gjyqeve te kafeve apo te ushqimeve me Fatos Nanon e te gjithe me radhe". GSh/BW
Shtuar më 12/05/2005, ora 13:28
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori