Nano, kandidati zyrtar i PS ?!
Fatos Nano
Fatos Nano mund tė jetė kandidati zyrtar i Partisė Socialiste. Referuar qėndrimeve tė deritanishme tė kreut tė Partisė Socialiste, kjo mund tė tingėllonte si njė “herezi” po gjithsesi janė shtuar zėrat se mbledhja e sotme e kryesisė sė Partisė Socialiste mund tė ndėrmarrė kėtė hap, nė kushtet kur procesi ėshtė futur nė njė fazė ku zgjedhja e kreut tė shtetit mund tė bėhet vetėm me votat e mazhorancės.

Kjo mundėsi ėshtė artikuluar edhe nė emisionin e gazetares Ilva Tare nga njė prej kėshilltarėve kryesorė tė Fatos Nanos. Nė rast se zyrtarizohet ky vendim, sipas Portalit Albeu, argumentimi qė mund tė jepet ėshtė ai se “fitorja” e betejės presidenciale mund tė realizohet vetėm pėrmes njė emri si Fatos Nano, pėr faktin se gėzon edhe mbėshtetjen e mazhorancės sė djathtė, qė nuk e kandidon dot pėr arsye parimore. Gjithsesi, asgjė nuk ėshtė zyrtare, ndaj duhet tė presim mbledhjen e kryesisė socialiste pėr tė parė nėse Nano do tė jetė vėrtetė emri qė do tė dalė nga selia rozė, apo nė rast se kjo e fundit do tė qėndrojė larg procesit, pėr tė shmangur atė qė cilėsohet si “legjitimim” i procesit/albeu.com/
Shtuar më 08/06/2012, ora 22:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.

Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.