Nano ka një përgjigje për mosmirënjohësit që i bëri miliarderë
Fatos Nano është rishfaqur sërish dhe ka lëshuar një shigjetë të vërtetë për të gjithë ata persona të cilët në një mënyrë apo në një tjetër, i futi dhe i prezantoi me politikën shqiptare.

Në një intervistë të shkurtër për 20 vjetorin e Opinion, Fatos Nano është pyetur nga gazetari Blendi Fevziu sesi janë sjellë ata persona (të cilët ai dikur i mveshi me pushtet) tanimë që vetë Nano nuk është më pjesë e politikës aktive shqiptare.

Përgjigja ka qenë therëse, teksa Fatos Nano është shprehur se në Shqipëri (politikë), personat mirënjohës, janë një specie e rrallë.

Më poshtë fragmenti i intervistës:

Fevziu: Cmendoni për politikën aktuale?

Nano: Sot jemi larg parametrave dhe përjetimit jetik të ngjarjeve dhe politikës.

Fevziu: Cfarë keni fituar e humbur nga politika?

Nano: Kam fituar në formim, kam fituar në rreth shoqëror, në marrëdhëniet reciproke, nga vlerësimi i madh i njerëzve. Dhe sigurisht që kam humbur nga disa nga të bukurat e të jetës.

Fevziu: Keni marrë njerëz që ju keni dhënë pushtetin. Në momentin që nuk e ke më fuqinë, njerëzit të braktisin? Si ndodh?

Nano:Jam në gjëndje të dalloj. Shfaqja e parë është mungesa e mirënjohjes. Ndjeshëm. Ndjehet në mënure të tillë që duhet ta kesh përgatitje për ta duruar. Dhe së dyti llogarit edhe tymnaja shqiptare dhe gjykimin e tyre mbi figurën time. Dhe njerëzit kthehen.

Fevziu: Po njerëz mirënjohës ka?

Nano: Ka por janë specie e rrallë/Express
Shtuar më 07/09/2017, ora 17:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori