Nano, ikje me apo pa kthim?
Albeu.com
Kryetari i PS-se jep doreheqjen, enigme levizja e ardhshme. Karizma e Edi Rames, puna ne Tirane dhe deshira per te ngjitur te majten ne pushtet, mund ta bejne te pasigurte qeverine e Berishes.Nano iku. Iku nga pushteti, iku nga partia. Po iken edhe nga Shqiperia per fajin e tij dhe te askurkujt tjeter. Menyra arrogante e qeverisjes, shkeputja nga realiteti dhe miqesimi me miqarmiqte e bene karrieren e Nanos te prere ne mes perballe endrres presidenciale, te cilen, me pak kujdes e manovrim politik, mund ta kishte arritur. Por Nano harroi miqte e viteve te veshtira, harroi veten e tij te kohes 19931997, u bashkengjit me krimin ne politike dhe ngjiti ne podiumin e Kuvendit figura te konsumuara te cilat publiku donte t'i shihte pas hekurave. Megjithate Nano mbetet i vetmi politikan ne Shqiperi qe njeh dhe respekton institucionin e doreheqjes. Nese provon rikthim kete here, atehere humb edhe ato pak pike qe i kane mbetur ne tryezen e politikes. Megjithate nga te gjitha gjasat duket se dje Nano iku nga PS-ja per t'iu rikthyer ndonje momenti qe vetem ai e ka ne koke. Problemi dhe shthurja mbetet tek PS-ja e ne krejt te majten ne pergjithesi, e cila do nje lider perbashkues me motivin per t'i rikthyer ata ne pushtet sa me shpejt. Edi Rama duket kryeheras se eshte ai qe kerkojne socialistet kudo. Ai ka rezultate, ka karizmen me perballjen me Berishen e rikthyer. Te mos harrojme se Berisha tashme, i ardhur prape ne pushtet, pas tete vite sorollatjesh neper Shqiperi e Europe, ka nje oreks te madh per te "ngrene". E, nje nga kokat qe ka dhe trup te gjate e ku mund ta shtyje shqyerjen mbi 6 muaj eshte vetem kryebashkiaku i Tiranes. Nje perballje trup me trup me Berishen nga te majtet vetem Edi e perballon, fale edhe gjatesise e inatit per te rikthyer te majten ne pushtet. Nese Berisha perdor prokurorine dhe shtetin kunder ngjitjes se Edi Rames ne krye te PSse, qofte duke perdorur edhe delfinet e tij ne PS, atehere ia ka dhene mbi 80 per qind fitoren kryebashkiakut si kryetar i PSse. Nje tjeter kandidature qe mund te konkuroje eshte edhe Petro Koci disa here pas Nanos dhe shumehere i shkarkuar po nga vete Nano. Korrekt me veten dhe idealet por kurrsesi perballues me nje Berishe qe eshte "dhender 61-vjecar!". Petro mund te kete suport edhe vete Nanon, ndonese burime te tjera konfirmojne se Namik Dokle eshte tjeter kandidature perballe Edit dhe Petros. Nese Dokle ngjitet per te konkuruar, atehere varianti Petro Koci bie realisht, pasi njeri mund te kete mbeshtetjen e Nanos dhe jo te dy. Vendimtare eshte cilin do te mbeshtese Gramoz Ruci. Ai eshte partia de facto dhe vetem nga anon gishti i tij ndodhet fitorja. Ruci do te mundohet te jete i paanshem dhe i barazlarguar nga kandidaturat, por kushdo qe e njeh politiken e sidomos ate te PS-se e di mjaft mire qe ai qe vendos Ruci eshte kryetari i ri i PSse. Por Ruci i ben mire hesapet per PS-ne dhe eten. E di se cili di te luftoje me Berishen kryeminister. Vetem nje eshte qe nuk perballet edhe Saliu: Edi Rama. Saliu shan, edhe Edi di te shaje me shume. Berisha mashtron me premtimet, edhe Edi punon dhe mashtron per te rikthyer PS-ne atje ku ishte. Saliu i gjate, Edi edhe me i gjate. Saliu nuk shkon dot ne Tropoje, Edi shkon prape, bile duke futur ne salle saliste qe brohorasin Rrofte Edi! Saliu me hap te gjate qe nuk e arrin as Ritvan Bode me Bamirin bashkerisht, kurse Edi me nje te shtrire te kembes kalon nga minarja e Xhamise qe rri afer PDse dhe arrin tek kryeministria. Saliu bertet, dhe Edi shan nga nena! Berisha mbush sheshin dhe pas tij vjen Edi me po ate shesh pro tij.

PS-ja ka vetem nje zgjidhje: Edin. Emrat e tjere jane per t'u hekurosur tek dera e Saliut. Socialistet e thjeshte duan nje qeverisje te tyre. Ate ua gjen Edi. Demokratet deshen rikthim me kthim? Ate ua jep Saliu! Ne komunitetin nderkombetar qe vendos per fatet e vendit tone hunda e Rames eshte me prane shijeve te Brukselit sesa veshi i Saliut. Por Edi nuk durohet nga kryeministri Berisha qe do te beje cfaredo veprimi per ta penguar ate te vije ne krye te PSse. Nano dhe Saliu si dy vellezer binjake. Iku njeri. Tjetri eshte akoma ne Tirane! Te ike edhe Berisha? Jo, duhet per te shkulur rrenjet e Nanos. Koha Jone
Shtuar më 02/09/2005, ora 19:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori