Nano i sigurtë në rrugën për president; Rama shkak i rënies së nivelit t&a
Albeu.com
Në një intervistë të dhënë për BBC-në, zoti Nano theksoi se Shqipëria ka nevojë, veçanërisht pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Asocim Stabilizimit, për partneritete të qëndrueshme, për një përfaqësim që mbështetet mbi eksperiencën e transformimeve të mëdha që kanë ndodhur në më shumë se 15 vjet.Ish kryeministri Fatos Nano ka dekalruar se nuk i druhet mos realizimit të objektivit për t’u zgjedhur President I Republikës. Në një intervistë të dhënë për BBC-në, zoti Nano theksoi se Shqipëria ka nevojë, veçanërisht pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Asocim Stabilizimit, për partneritete të qëndrueshme, për një përfaqësim që mbështetet mbi eksperiencën e transformimeve të mëdha që kanë ndodhur në më shumë se 15 vjet. “Unë jam përpjekur dhe do të vazhdoj të kontribuoj që të jem i pranishëm në politikën shqiptare dhe të mbroj vlerat që kam mbrojtur në 15 vjet”, tha ai.

Sigurinë se do të jetë I suksesshëm në të qenurit kryetar shteti, zoti Nano e komenton lidhur me eksperiencën e tij politike dhe drejtuese shumëvjeçare gjatë periudhës së pluralizmit në Shqipëri. “Unë i njoh të gjitha eksperiencat që kanë sjellë transformimin, por dhe që kanë penguar rritmin më të shpejtë të zhvillimit demokratik drejt standarteve europiane. Pra unë mund të afirmoj me qetësi dhe me maturi se ato që në gjuhën popullore quhen pësime dhe mund të kthehen në mësime, janë dhe pjesë e përvojës time.”, tha ai.

Ish kreyministri Nano, ka vlerësuar marrëdhëniet e tij me kryeministrin Sali Berisha, si shumë të dobishme gjatë gjithë periudhës pluraliste në Shqipëri, pasi sipas tij kanë qenë ata të dy që kanë arritur në marrëveshje dhe compromise për të gjitha zhvillimet në vend. “Unë besoj se dy protagonistët e zhvillimit të politikës dhe të shoqërisë shqiptare në kushte pluraliste në 15 – 16 vitet e fundit janë gjithashtu dhe arkitektë të ndërtimit të marrëdhënieve, marrëveshjeve, të konsensuseve për gjithë këtë periudhë që kanë sjellë transformime të rëndësishme të legjislacionit, reforma të mëdha, rritje të qëndrueshme ekonomike të vendit, kanë sjellë, me përjashtim të ekseseve të të dy krahëve, rotacione dhe alternime paqësore të palëve në qeverisje për të vazhduar proçesin e zhvillimit drejt parametrave të integrimit, kanë sjellë hapje, partneritet midis shoqërisë dhe shtetit dhe midis Shqipërisë dhe institucioneve ndërkombëtare.”, tha ai.

Zoti Nano ka kritikuar edhe politikat e kryetarit të PS-së Edi Rama, që sipas tij janë të gabuara dhe radikale. Ai shtoi se nuk është momenti që PS të identifikohet apo personifikohet me emrin e Edi Ramës. “Unë nuk besoj se jemi në kohën e duhur për Edi Ramën që partia socialiste të identifikohet me një emër të përveçëm dhe në të ardhmen. Unë besoj se është gjëja më e lehtë nga pikëpamja e traditës politike konfliktuale që të kontestohet dhe në praktikë se kujt i takon partia socialiste, se kush e kontrollon partinë socialiste. Unë nuk dua ta bëj këtë gjë. Unë besoj se ajo që duket, dhe është një aparencë farse, si konsolidimi i pozitave të Ramës në partinë socialiste edhe për shkak të votimit një anëtar, një votë është në fakt një kthim mbrapa, një dobësim i institucioneve të funksionimit të demokracisë brenda PS, është një rënie e kredencialeve dhe e aftësive konkuruese të socialistëve në tregun elektoral, opinional., tha zoti Nano.

Lidhur me çështjen e Kosovës, zoti Nano theksoi se ajo tashmë është future në rrugën e duhur, fundi I së cilës është pavarësia. “Unë besoj se çështja e Kosovës ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme. Mbështetet për të realizuar statusin që i jep paketa Ahtisari me konsensuse të palëkundshme tanimë, mbështetet në konsensuset e BE – së dhe SHBA – së, mbështetet në një konsensus të gjërë ndërkombëtar të fituar në një proçes zhvillimesh të njohura, te cilat kanë sjellë dhe një shumicë dërrmuese vendesh të Asamblesë të Kombeve të Bashkuara në mbështetje të kësaj zgjidhjeje, përfshirë dhe një shumicë dërrmuese vendesh anëtarë të Këshillit të Sigurimit. Në këto kushte, në rast se do të ketë Veto, unë besoj se ajo mund të evitohet, por në rast se do të ketë Veto, është e qartë se proçesi i afirmimit të Kosovës sipas kuadrit që përcakton paketa e konsensusit, paketa e Ahtisarit, do të jetë ai i njohjeve bilaterale dhe afirmimit të këtij shteti të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare, të të njëjtave konsensuse që ekzistojnë për mbështetjen e një rezolute në Këshillin e Sigurimit nëpërmjet njohjeve bilaterale”, tha ai. start
Shtuar më 16/05/2007, ora 11:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori