“Artemis është gjallë”, letra anonime që gëzoi familjarët e shqiptares në Greqi

“Artemis është gjallë”! Ky është mesazhi që ka gëzuar shumë familjarët e 19-vjeçares shqiptare që humbi një vit e gjysmë më parë në Greqi.

Avokatit të familjes i është dërguar një letër anonime nga një person që shkruan se vajza është gjallë dhe se mbahet nga dy vrasës kundër dëshirës së saj që e zhvendosin herë pas here duke zhdukur gjurmët.

Kushtojini vëmendje këtij informacioni, është serioz. Artemis Vasilis është gjallë. Ajo po mbahet kundër dëshirës së saj nga dy burra.

Herë pas here ajo transferohet në një lokacion tjetër dhe një lëvizje e tillë ishte bërë pak ditë më parë për faktin se çështja ishte rihapur dhe shfaqur në kanale”, shkruhet në letër.

Ditën kur ajo u zhduk, ajo u pa duke pritur në stacionin e dytë të Atikës në Koropi.