Nano heq dorë nga politika partiake por jo nga ambicia për president
Themeluesi i Partisë Socialiste dhe reformatori i së majtës Fatos Nano nuk ka ndërmend të kthehet prapa në politikën partiake. Në një intervistë me Janusz Bugajskin në "Albanian Screen" ai pohon se ka zgjedhur të pozicionohet mbi palët dhe interesat e ngushta për t'ju kushtuar nxitjes së një politike bashkëjetese jashtë mentalitetit ballkanas, ku, ose fiton ose humbet.


"Nuk do të kthehem! Sigurisht, unë do të vijoj të jem jashtëzakonisht aktiv në nismat jopartiake, si një paqebërës, si një paqeruajtës, si një promovues euroatlantik i vlerave dhe si mbrojtës i standardeve moderne që kanë vërtetuar se janë frytdhënëse në shoqëritë tuaja", deklaroi Nano.

Ish kreu i PS-së shpjegon edhe filozofinë e tij për drejtimin e shtetit duke pranuar se i qendron ambicies për postin e presidentit.


"Edhe pse nuk është zyrtarizuar ende, unë ndihem vital për shkak të mbështetjes së gjerë të publikut, gjë që padyshim është domosdoshmëri për një kryetar shteti efikas që të ushtrojë autoritetin e vet. Nëse do vazhdojë si më parë, një zgjedhje partiake, një nga anëtarët e maxhorancës ose një individ i paidentifikueshëm që do të gjejë mbështetje të nënkuptuar të të dyja palëve, se është i paaftë, ai nuk ka të ardhme", u shpreh Nano. /albeu.com/


Shtuar më 05/04/2013, ora 09:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori