Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Fushë Krujë, ku shtetasja me iniciale N.G, 33-vjeçe ka përplasur për vdekje një 73-vjeçar i cili ishte duke ecur me biçikletë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, drejtuesja e automjetit është shoqëruar për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.05.2020, rreth orës 09:55, në Fushë Krujë, mjeti tip “Fiat” me drejtuese shtetasen N.G.,33 vjeçe, ka aksidentuar shtetasin N.N., 73 vjeç, banues në Fushë Krujë,i cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë shtetasi N.N ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit. Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Pòlici për veprime të mëtejshme.