Nano flet si president
Pëlqej
Albeu.com
Ish-kryeministri i vendit, Fatos Nano, eshte shfaqur dje ne jeten mediatike, ne nje interviste te shkurter per News 24, pas takimit qe kishte ne "Rogner" me politikanin kosovar Fatmir Limaj.Ish-kryeministri i vendit, Fatos Nano, eshte shfaqur dje ne jeten mediatike, ndonese jo per shume kohe. Ne nje interviste te shkurter per News 24, pas takimit qe kishte ne "Rogner" me politikanin kosovar Fatmir Limaj, deputeti socialist ka bere komentet e tij per mocionin ndaj kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, duke u shfaqur si politikani qe qendron mbi palet. Ndonese ne Kuvend si i votuari i sovranit eshte shfaqur vetem dy here, Nano e ka pare me vend te beje komentet e tij politike jashte foltores se Kuvendit, duke fajesuar te dy palet me te medha perfaqesuese per mungese tolerance. "Ka shume tension, i cili vjen ne rritje dhe sigurisht nuk ka te beje me raportet burra-gra ne politike, pr kjo vjen per shkak te rikthimit te intolerances jo veten ne pushtet, por dhe ne marredheniet mes qeverise dhe opozites". Ky ka qene komenti i bere nga ish-kryetari i socialisteve duke e lidhur kete me faktin se

askush brenda ligjvenesit nuk eshte ne vendin e duhur. "Me sa duket askush nuk eshte ne vendin e duhur, ose me sakte te gjithe ata qe kane autoritet perfaqesues, vecanerisht drejtuesit e te dy kampeve, ne vleresimin tim per shkak te pervopjes, do te duhet te kultivonin bashkejetesen, te pranonin njeri-tjetrin ne pozicionet edhe boll te diskutuara qe u ka dhene vota e 3 korrikut per te vendosur ose rivendosur dialogun dhe per te kerkuar konsensuse te rendesishme kombetare per integrimin, ne vend te banalitetit". Ky ka qene komenti i bere nga Nano lidhur me ate cfare po ngjet ne jeten parlamentare, duke kerkuar nga te gjithe parlamentaret bashkepunim per ceshtjet madhore te vendit dhe jo ta shnderrojne legjislativin ne nje banalitet. Zoti Nano eshte vete nje nga perfaqesuesit e popullit qe mendimin e tij mund ta jape dhe brenda partise te cilen perfaqeson, ose ne foltoren e Kuvendit. Por ai nuk e ka pranuar sic dhe vete komentoi, rolin e opozitarit, pasi mendimi i shfaqur prej tij ishte larg asaj qe mendojne drejtuesit e PS-se. Per Nanon, opozita, sikur ai te mos ishte pjese e tij, eshte futur ne hulline qe i ka deleguar qeveria. Pyetjes se gazetares se si po ecen opozita shqiptare, Nano ju pergjigj me nje fjali: "Ne hullite ku e ka futur kjo qeveri". Ndersa per ish-kryeministrin, perfshirja e tij ne ceshtjet e rajonit eshte me e rendesishme se prania e tij ne Kuvend si deputet i opozites. "Besoj se dhe media shqiptare qe pasqyron politiken ka kuptuar se ajo nuk mund te jete e mbyllur brenda vetes dhe kjo behet akoma me shume kusht kur takohen politikane shqiptare me njeri-tjetrin". Ky eshte vleresimi i tij pas takimit qe kishte me politikanin kosovar Limaj per rolin qe duhet te luaje Shqiperia dhe politikanet shqiptare ne rajon.
Koha Jone
Shtuar më 24/02/2006, ora 09:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori