Nano dorezon dosjen per Berishen
Albeu.com
Kryeministri harton nje material volumizon prej 133 faqesh, ku paraqitet e gjithe gjendja e shtetit shqiptar. Do te jete ne tryezen e Berishes, diten e pare te mberritjes ne seline e qeverise. Permbajtja e plote e materialit, ku jane permbledhur sekretet e struktures qeveritare.Sali Berisha do te gjeje ne tryezen e tij te punes, diten e pare te mberritjes ne Kryeministri, nje dosje voluminoze me 133 faqe. Do te jete kjo "trashegimia", qe Fatos Nano ka pergatitur per rivalin e tij politik. Nje pasqyre e plote, deri ne detaje, e gjendjes se shtetit shqiptar. Si nje magazinier i mire, Nano ka numeruar cfare kishte ne buxhetin e tij, jo vetem financiar, dhe ka vendosur t'ia dorezoj ato Berishes. Gjithcka mbi sekretet dhe detajet e shtetit, lideri demokrat do ta kete te gatshme ne zyren e tij te re.

"Ky material paraqet sfidat me te cilat eshte perballur Qeveria per te garantuar qendrueshmerine e te gjitha nismave te ndermarra dhe per te permiresuar parametrat e zhvillimit", ka shkruar Kryeministri ne detyre ne permbledhjen ekzekutive te materialit. Dosje qe eshte hartuar pas urdherit te firmosur nga vete Nano me 15 gusht per fazen tranzitore te kalimit te pushtetit. Materiali qe do te dorezohet te Berisha, perqendrohet kryesisht ne politikat dhe veprimet prioritare te ndermarra per ruajtjen dhe thellimin e stabilitetit makroekonomik; permiresimin e menaxhimit te shpenzimeve publike; procesin e hapjes dhe integrimit ne te gjitha strukturat euroatlantike, rajonale dhe me gjere; zgjerimin e infrastruktures urbane dhe rurale, si dhe forcimin e rendit publik dhe mbrojtjen e sigurise publike.

Gjithashtu, dosja voluminoze permban te dhena per reformimin e sistemit gjyqesor dhe konsolidimin e administrates publike. Lidhur me institucionet themelore te shtetit, Nano shkruan ne materialin e tij, se ato "jane dhe duhet te jene te qendrueshme".

U miratuan 2505 akte

"Qeveria ka qene promotore e permiresimeve ligjore per cdo fushe te zhvillimit ekonomik e shoqeror, qe shprehet ne miratimin e 2505 akteve (470 projektligje dhe 2035 vendime te Keshillit te Ministrave) gjate periudhes shtator 2002 - korrik 2005", thuhet ne materialin e hartuar nga Kryeministria. Aty vleresohet se qe ne fillimet e periudhes 35-mujore, te gjitha ministrite e institucionet qendrore dhe Qeveria ne teresi, si organ kolegjial, zbatuan nje sistem te ri te planifikimit periodik te detyrave, monitorimit e vleresimit te zbatimit te tyre, si nje perpjekje e gjithanshme dhe e koordinuar per venien ne jete te Programit Politik te Qeverise, te miratuar nga Kuvendi i Shqiperise, qe votbesoi ekzekutivin ne vitin 2002.

Kabineti "Nano" ka nenvizuar se ne shtator 2002 u hartuan per here te pare matricat afatmesme te planifikimit te veprimtarise qeveritare, matrica 35 mujore, te cilat u perditesuan, u analizuan dhe u vleresuan ne cdo periudhe 6 mujore e vjetore. "Qe nga ajo kohe, praktika e planifikimit dhe kontrollit me ane te matricave dhe, ne baze te tyre, hartimi i raporteve analitike te ministrive e Qeverise, eshte bere nje praktike e re dhe me ndikime shume pozitive ne punen e institucioneve qendrore", thuhet ne material.

Nano: Dorezojme pushtet te shendoshe

Kryeministri Fatos Nano deklaroi diten e doreheqjes nga drejtimi i Partise Socialiste se po dorezonte ne duart e Berishes nje pushtet te shendoshe. "Ne koherence me filozofine politike qe kam zbatuar ne 15 vjet pluralizem, mbeshtetur tek respekti ndaj Kushtetutes e ligjit, rregullat e shoqerise se hapur demokratike dhe krijimi i hapesirave per bashkejetese e dialog me opoziten, kam marre te gjitha masat per nje rotacion normal dhe paqesor te pushtetit nga qeveria qe drejtoj, tek qeveria qe do mandatoje Kuvendi i ri", tha Nano.

Ne baze te urdherit te Kryeministrit, te gjithe titullaret politike dhe ekzekutive te qeverise kane pergatitur dokumentacionin e gjendjes ekzekutive te shtetit per te gjithe sektoret, i cili do te dorezohet me protokoll. "Ky standard, - vleresohet shefi i qeverise, - krijohet per here te pare ne te mire te stabilitetit te vendit dhe ne respekt te institucioneve te qeverisjes publike".

Ne te njejten kohe, Nano hodhi poshte edhe akuzat per korrupsion ndaj qeverise se tij. "Perkunder thashethemnajes boshe per korrupsionin e qeverise 'Nano', ne e dorezojme pushtetin me llogari te shendosha, te pastra dhe te certifikuara nga institucionet partnere nderkombetare", u shpreh Kryeministri. Ai falenderoi pak dite me pare per kontributin e dhene edhe "administraten publike te vendit, sipermarrjen e lire dhe gjithe aktoret e tjere te progresit te realizuar sidomos ne 3 vitet e fundit".

Permbajtja e dosjes:
Reformimi ligjor
Reformimi institucional
Sistemi i planifikimit te integruar
Reformat fiskale
Reforma ne menaxhimin e shpenzimeve publike
Reformimi i Auditit dhe Kontrollit te Brendshem
Reforma strukturore ne sektorin financiar
Reforma ne zhvillimin e sektorit privat
Reforma per konsolidimin e marredhenieve te pronesise
Bujqesia
Zhvillimi urban
Turizmi
Sektori elektroenergjetik
Transporti dhe telekomunikacioni
Furnizimi me uje
Arsimi
Shendetesia
Politikat e tregut te punes
Ndihma ekonomike
Sherbimet sociale
Sigurimet shoqerore
Decentralizimi
Drejtesia
Mbrojtja
Rendi Publik
Administrata Publike
Politika e jashtme dhe integrimi uuropian
Lufta kunder Korrupsionit

shkruan Elton Metaj, Korrieri
Shtuar më 06/09/2005, ora 18:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori