Nano dhe Bushati zihen me fjalë për Erion Veliajn
Analisti Andi Bushati dhe Mustafa Nano, kanë debatuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, lidhur me daljen e opozitës nga institucionet dhe kapjen e këtyre institucioneve nga mazhoranca. Gjatë debatit, është diskutuar edhe rreth kryebashkiakut Veliaj dhe mediave të kapura prej tij.

Andi Bushati: Erion Veliaj është produkt i pistë i fabrikimit mediatik. Ne duhet të grisim teserën e gazetarit, vetëm sepse ekziton Erion Veliaj. Hajde diksutojmë për këtë.

Mustafa Nano: Jemi tek ideja që zgjedhjet i ka marrë Rama. Rama ka përdorur malavitën, e kanë bërë edhe të tjerët. Ky regjim mundet me mjete legale.

Andi Bushati: Jo kur ja ke hequr të gjitha. Edi Rama, që e ktheu në opozitë, ishte opozitë me 20 milionerë në parlament dhe me dy media të mëdha. Saliu kishte Klanin folkloric, por mediat e tjera të mëdha ishin me opozitën.

Mustafa Nano: Përse i jep kaq shumë rëndësi televizioneve? Janë rrjetet sociale, televizionet në gjithë botën

Andi Bushati: Sondazhet për Veliajn, janë një falsifikim dhe manipulim perfekt. Fiton se po ti bësh 4 vjet lavazh, që cdo pemë që mbillet bëhet lajm kombëtar, ky është falsifikimi.

Mustafa Nano: Ty të dalin në gjumë disa personazhe, ke në target disa persona. Nuk mund të vish në studion me idenë që do ja vesh njëherë Erionit.

Andi Bushati: Aq i fortë është pushteti mediatik, sa ta bën të zezën të bardhë.

Mustafa Nano:Është e vërtet që ka përdorur marketingun në mënyrë banale. Por ai ka bërë edhe punë.

Ylli Rakipi: Cfarë përshembull? Gradacelat?

Mustafa Nano: Qendra e Tiranës është bërë e aksesueshme.

Bushati: Një njeri që i thotë shqitparëve, më votoni se nuk do bëj ndërtim dhe ka dhënë 500 leje, është mashtrues ordiner. Në vende të tjera i kanë djegur në turrën e druve këta njerëz.
Shtuar më 23/05/2019, ora 22:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori