Nënshkruhet në Zagreb lehtësimi i regjimit të vizave të BE-së me Shqip&
Albeu.com
Komisioneri evropian i drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, Franko Fratini sot në Zagreb nënshkroi me ministrat e Shqipërisë, Bosnjës e Hercegovinës dhe Mali të Zi marrëveshjen për lehtësimin e regjimit të vizave.Fratini vlerësoi se ky është një hap i rëndësishëm përpara sepse bëhet fjalë jo vetëm për rrugën e afrimit të Bashkimit Evropian, por dhe në vendosjen e regjimit të ri të udhëtimit të lirë të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor. Fratini përkujtoi se Shqipëria tashmë ka një marrëveshje readmisioni, kështu që me të është nënshkruar vetëm marrëveshja për lehtësimin e regjimit të vizave. "Ministra të shteteve të Ballkanit Perëndimor, me të vërtetë mund te jeni krenarë që keni arritur këtë marrëveshje", tha Fratini dhe përkujtoi se ai këtë plan ambicioz e kishte paralajmëruar para më pak se një viti.

Lehtësimet për vizat janë të lidhur me një marrëveshje pranimi e cila do t'u lehtësojë vendeve anëtare të BE së dëbimin e refugjatëve të paligjshëm në vendet e origjinës dhe të tranzitit në Ballkan. BE premton t'ua japë vizat qytetarëve të tre vendeve me çmim 35 euro. Grupe të caktuara qytetarësh do t'i marrin ato falas. Njerëzit nga vendet e tjera duhet të paguajnë 60 euro për vizat. Për biznesmenë, studentë dhe gazetarë do të ketë formularë të thjeshtuar aplikimi për vizë. Parashikohen edhe viza afatgjata me mundësi hyrjeje të shumfishtë për grupe të caktuara. Marrëveshjet pritet të hyjnë në fuqi brenda këtij viti. start
Shtuar më 13/04/2007, ora 15:45
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori