Nënshkruhet “Deklarata e New York-ut”, pala serbe dhe kosovare qëndrime të kund&a
Albeu.com
Delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit nënshkruan deklaratën e Nju Jorkut, e cila nënkupton respektimin e parimeve të Grupit të Kontaktit dhe vullnetin e popullit të Kosovës.Në këtë dokument përmendet edhe rezoluta 1244 e KS të OKB, por nuk jepen hollësi të tjera se çfarë përmban ajo konkretisht. Njëherazi, palët ranë dakord që takimi i radhës të zhvillohet me 14 tetor në Bruksel.

Në takimin që zgjati më pak se dy orë palët paraqitën konceptet e tyre, pro dhe kundër pavarësisë. Pala serbe i ofron Kosovës autonomi në kuadër të Serbisë, ndërsa delegacioni i Kosovës ofron marrëdhënie të mira fqinjësore mes dy shteteve të pavarura. Pas takimit presidenti Sejdiu tha se nuk ka pasur dakordim qëndrimesh dhe se pala kosovare insiston në njohjen e pavarësisë si zgjidhja më e mirë për të gjitha qytetarët e saj.

Ndërsa Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica kërkoi që palët të heqin dorë nga hapat e njëanshëm. Sa i përket konceptit serb ai tha: "Delegacioni i Serbisë nga Beogradi ka propozuar zgjidhje demokratike, e cila nënkupton përjashtimin e të gjitha zgjidhjeve të njëanshme, dhunës, shkeljes së kartës së OKB dhe rezolutës 1244. Oferta jonë nënkupton pozitën më të privilegjuar që ka ndonjë minoritet në botë."
Shtuar më 29/09/2007, ora 11:47
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori