Në vjeshtë PDR bashkohet me PD
Albeu.com
Duket se shkrirja e Partisë Reformatore të Genc Pollos, po konkretizohet. Nënkryetari i grupit parlamentar demokrat Ilir Bano konfirmoi këtë shkrirje për gazetat e përditshme. Nënkryetari i Grupit Parlamentar demokrat Ilir Bano, deklaroi se bashkimi i këtyre dy partive do të bëhet pas bisedimeve në përputhje me interesat e secilës palë. Bashkimi i plotë mendohet të realizohet në vjeshtën e këtij viti, pas bisedimeve të modaliteteve që do të çonin në këtë bashkim.

Partia Demokrate e Re, me anën të deputetit të saj Tritan Shehu shprehu gatishmërinë e kësaj force për një bashkim të tillë dy ditë më parë. Shehu deklaroi se midis këtyre partive nuk kishte ndryshime, dhe si të tilla ato duhet të ishin në një parti të vetme.

Ndarja e madhe në PD ndodhi në vitin 1999, ku Genc Pollo, krijoi parti të re bashkë me disa deputetë dhe anëtarë të tjerë të PD-së së asaj kohe.
Shtuar më 05/08/2008, ora 18:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori