Në Shkup vendoset busti i Skënderbeut
Albeu.com
Me rastin e festave të nëntorit në të gjitha trojet shqiptare po mbahen manifestime të ndryshme. Sot në ditën e flamurit në qendër të Shkupit përurohet monumenti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.Nga Tirana ka arritur në Shkup ka mbërritur monumenti i Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, i cili me një manifestim gjithëpopullor do të përurohet sot, me rastin e Ditës së Flamurit. Rrugës nga vendkalimi kufitar Qafë Thanë deri në Shkup monumenti është mirëpritur nga mijëra shqiptarë, që jetojnë në pjesën perëndimore të Maqedonisë.
Në manifestimin e organizuar me këtë rast do të marrin pjesë delegacione zyrtare nga udhëheqja e Maqedonisë, nga Kosova dhe nga Shqipëria.
Manifestimi pritet të përfundojë në orët e pasdites.
Shtuar më 28/11/2006, ora 14:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori