Në rast të mosuksesit të negociatave, Franca mbështet planin për pavarësin
Pëlqej
Albeu.com
Ambasadori francez në Beograd, Zhan Fransoa Teral ka deklaruar se vendi i tij në rast të mosuksesit të negociatave do t'i kthehet planit për pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës që e ka propozuar i dërguari i posaçëm i OKB -së, Marti Ahtisari.Ai u ka thënë gazetarëve në Novi Sad se qëndrimi i Francës është i qartë dhe ai vend me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian në Treshën ndërmjetësuese Volfgang Ishinger po punon në gjetjen e zgjidhjes për statusin e Kosovës. Por ambasadori francez Teral ka shtuar po ashtu se derisa vazhdojnë negociatat nuk duhet folur për mundësitë e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Megjithatë në rast të zhvillimeve të tilla, tha Teral, pozicioni i Francës nuk do të jetë i izoluar dhe për këtë do të konsultohet me partnerët e vetë kryesor.
Shtuar më 08/11/2007, ora 20:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori