Në Parlament vetëm kryetar, në zgjedhje edhe nënkryetar
Albeu.com
Partnerët e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI janë duke negociuar që nëse shkohet në zgjedhje të drejtpërdrejta atëherë pos kryetarit të shtetit të sigurohet edhe posti i nënkryetarit të shtetit, i cili do tu takojë shqiptarëve.Burimet partiake theksojnë se nga ana tjetër nëse arrihet marrëveshje që Parlamenti të vendos një gjë të tillë atëherë në shtëpinë ligjvënëse vetëm presidenti do të zgjedhet.
Edhe opozita maqedonase është shprehur e gatshme të mbështesë variantin që në zgjedhje të drejtpërdrejta të zgjedhet edhe nënkryetari i shtetit i cili do të jetë shqiptar.
Pasi u hodh ideja për ndryshime kushtetuese në pjesën për zgjedhjen e kryetarit të shtetit BDI-ja dhe PDSH-ja kërkuan që nënkryetari i shtetit të jetë shqiptarë.
VMRO-DPMNE-ja insiston që në zgjedhjen e kryetarit të shtetit të hiqet pragu zgjedhor prej 51 për qind, gjë të cilën e kundërshtojnë dy partitë shqiptare dhe opozita maqedonase, për të cilat presidenti pa cenzus s’do të ishte legjitim.
Ndryshe, javën e kaluar në takimin e liderëve nuk u arrit asnjë marrëveshje në lidhje me ndryshimet kushtetuese siç janë: zgjedhja e kryetarit të shtetit dhe garantimi i dhjetë vendeve në Parlament për pakicat. (Lajm)
Shtuar më 07/10/2008, ora 16:19
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori