Në Orizare te Kumanoves u nderua komandanti Ismet Jashari
Albeu.com
Bashkëluftëtari Ali Ahmeti tha se vepra e komandant Jasharit na bën krenar për të mos e harruar të kaluarën e dhimbshme.Bashkëluftëtarë dhe personalitete të jetës politike nderuan në fshatin Orizare të komunës së Likovës komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ismet Jasharin i njohur si komandat Kumanova.
Për veprën dhe angazhimin e tij në luftën e Kosovës ku para dhjetë viteve ra dëshmorë komandant Kumanova folën bashkëluftëtarët e tij.
Bashkëluftëtari Ali Ahmeti tha se vepra e komandant Jasharit na bën krenar për të mos e harruar të kaluarën e dhimbshme. "Ata që harrojnë të kaluarën vërtet nuk dijnë ta kërkojnë të ardhme. Ne jemi gjenerata dhe brezi që kujtojmë histori të dhimbshme tonën, historin e kaluar, andaj përpiqemi me gjithë energjitë dhe kapacitetet që kemi ta ndërtojmë të ardhmen", shtoi Ali Ahmeti.
Komandant Ismet Jasharin e përkujtoi edhe bashkëluftëtari Haxhi Shala-Topi nga Kosova.
"Plagosja e Ismet Jasharit, e pasi i bëmë të gjitha mjekimet ai njeri ishte shumë i qetë më duket se neve na dhimseshin plagët e tij se sa atij personalisht. Pasi shkuam në shtëpin e Nuhi Mazrekut, edhe ai tash dëshmorë, filloi të qante, I thash Ismet çfarë ke tash pse qan kur të gjitha plaget dhe mjekimet u kryen e ti qan? Tha jam shum I lumtur qaj nga gëzimi pasi që erdhi dita që edhe une të derdhi pak gjak për këtë tokë", evokoi Shala.

Ismet Jashari iu bashkangjitë rradhëve UCK-së menjëherë pas fillimi të luftës në Kosovë duke lënë kështu familjen e tij në Zvicër ku edhe punonte. Ismet Jashari humbi jetën në Kleçk, Komuna e Malishevës më 20 gusht të vitit 1998. me rastin e 10 vjetorittë rënjes së Ismet jasharit në tetarin kombëtarë në Shkup mahet edhe një Akademi përkujtimore.
Shtuar më 20/08/2008, ora 23:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori