Në Maqedoni sot mbyllet fushata, në mesnatë heshtja zgjedhore
Albeu.com
Në Maqedoni sonte në mesnatë përfundon fushata zgjedhore dhe fillon heshtja zgjedhore 24-orëshe para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të mbahen të dielën me 1 qershor.Partitë politike gjatë fushatës 20 ditëshe para elektoratit kanë prezantuar programet e tyre dhe kandidatët për deputetë.
Kutitë e votimit me 1 qershor hapen nga ora shtatë e mëngjesit deri në orën 19.00, ndërsa të drejtën e votës e kanë 1.779.116 votues që do të votojnë në 2976 vendvotime.
Nesër një ditë para zgjedhjeve do të votojnë të burgosurit dhe të refugjatët e brendshëm, që pas konfliktit janë strehuar në disa strehimore në Shkup. Zgjedhjet do të zhvillohen sipas modelit proporcional në gjashtë zona elektorale. Në çdo njësi do të zgjidhen nga 20 deputetë. Shqiptarët konkurrojnë në katër zona elektorale, ndërsa më e madhja është zona e gjashtë e cila përfshin Tetovën, Gostivarin dhe një pjesë të Kërçovës.
Zgjedhjet do të vëzhgohen nga 464 vëzhgues të huaj dhe 5811 vëzhgues vendor. Nga vëzhguesit e huaj 317 janë nga ODIHR, 35 nga Ambasada Amerikane në Shkup, 24 nga zyra e Komisionit Evropian, 15 nga Këshilli i Evropës si dhe vëzhgues nga ambasadat e disa shteteve anëtare të BE-së në Maqedoni. Nga vëzhguesit vendor, mbi 4.044 vëzhgues janë nga asociacioni qytetar MOST.Për ndjekjen e zgjedhjeve janë akredituar 39 gazetarë të huaj.
Shtuar më 30/05/2008, ora 16:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori