Partizani-Flamurtari, formacionet zyrtare

Adolfo Sormani ka vendosur që të kthejë në rreshtimin e skuadrës së tij të riun Ferhati në vend të Brojës në takimin e sotëm kundër Flamurtarit.

Trajneri ka ulur në stol Brojën, një nga protagonistët e ndeshjes së javës së kaluar, për t’i bërë vend të riut Ferhati në rreshtimin që kthehet përsëri me romb në mesfushë e që duket se është i preferuar nga tekniku italian.

Solomon dhe Bardhi do të përbëjnë dyshen e sulmit me Çinarin që do të luajë përsëri si një organizator në mesfushë pas tyre.

Ndërkohë, Flamurtari pret ndihmat nga FSHF pasi pretendon se ka dokumentet në rregull për të federuar lojtarët që ka afruar. Por deri në lejekalimin nga FIFA, trajneri Troisi është i detyruar të improvizojë me ata që ka në gjendje dhe sot ka bërë përsëri ndryshime duke aktivizuar Hoxhajn si mbrojtës në krah.

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Belica, Bitri, Trashi, Telushi, Kordeiro, Ferhati, Çinari, Bardhi, Solomon.
Trajner: Adolfo Sormani

Flamurtari: Moçka, Hoxhaj, Qarri, Pjeshka, Vrapi, Nebihu, Kreshpa, Haruni, Rrapaj, Ribaj, Diamanti.
Trajner: Marcelo Troisi


Shtuar 8.02.2020 15:53